Partizani dështon në Champions League, mposhten 2 me 0 nga Bate Borisov

1 year ago 29
Reklamë
23:11 18/07/2023

Partizani dështon të bëj mrekullinë dhe të kalojë turin e parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan që në këtë raund pas humbjes 2-0 përballë Bate Borisov.

Të kuqtë kishin shpresa për të vijuar më tej pas barazimit 1-1 në takimin e parë, por dështuan në 90 minutëshin e luajtur në Hungari. Me rezultatin e përgjithshëm, 3-1 ata i japin fund aventurës në Champions League, por jo asaj Europiane. Partizani do mbetet pjesë e Kupave të UEFA-s, në Conference League, ku do vijojë rrugëtimin në turin e dytë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article