Partizani e nis kampionatin me Laçin

1 year ago 17
Reklamë
20:08 02/09/2023

Zekiç: Kundërshtari më i madh, ana psikologjike

Për shkak të impenjimit në Europë, Partizani do ta nisë sezonin nga java e dytë e kampionatit. Të kuqtë do të përballen me Laçin, në një ndeshje që paraqitet e vështirë për shkak të lodhjes që kanë patur lojtarët.

Zoran Zekiç, trajner i Partizanit: Në çdo moment, kundërshtari jonë më i madh është ana psikologjike. Duhet ta nisim me mentalitet të mirë, me energji dhe të marrim 3 pikët, edhe pse lojtarët kanë patur shumë ngarkesë.

Tekniku kroat pranon se ekipi i tij ka edhe disa mangësi, të cilat shpreson t’i kapërcejë shpejt.

“Skuadra nuk është ende aty ku dua unë. Nuk i kemi ende automatizmat e nevojshëm për një ekip. Por është detyra ime që t’ua shpjegoj lojtarëve në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe shpresoj që në pak kohë ne të arrijmë të jemi në formë të mirë. Nesër na duhen pikët. Me, ose pa lojë të bukur duhet të fitojmë.”

Takimi Partizani-Laçi do të luhet këtë të dielë në orën 19:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article