Partizani fiton me përmbysje, “Të kuqtë” mundin Valmeira 2-1

1 year ago 20
Reklamë
22:39 10/08/2023

Partizani fitoi me përmbysje në Riga kundër Valmeiras me rezultatin 2-1 në sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.  Në pjesën e parë dominuan letonezët dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 27 falë Sozës.

“Të kuqtë” e shtuan ritmin në 45 minutat e dyta. Tedi Cara barazoi rezultatin në të 58, ndërsa Rrapaj 14 minuta nga fundi i kohës së rregullt realizoi golin e fitores.

Përeç Partizanit, afër kualifikimit për në fazën play-of të kompeticonit është edhe Struga. Ekipi i drejtuar nga Shpetim Duro mundi Esperanzh me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Protagonist kryesor i këtij takimi ishte Ibraimi, i cili realizoi tripletë.  Sfidat e kthimit për të dyja ekipet do të luhen pas 1 javë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article