Partizani gati për Bate Borisov, Zekiç nuk planifikon ndryshime

1 year ago 28
Reklamë
23:39 18/07/2023

Partizani do të luajë sot në mbrëmje në Hungari kundër Bate Borisov sfidën e kthimit të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Të kuqtë janë gati për përballjen pasi zhvilluan pasditen e së hënës seancën e fundit stërvitore pa shumë ngarkesë.

Takimi i parë në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 1-1. Trajneri Zoran Zekiç pritet që të aplikjojë të njëjtin modul si edhe në ndeshjen në Tiranë, atë 4-3-3.

Në mbrojtje, para portierit Qirko pritet që të jenë Hadroj, Sota, Sembene dhe Atanaskoski. Në mesfushë Murataj, Mehmeti dhe Rrapaj. Në sulm Da Siva dhe Cara, me MBA më përpara. Takimi i kësaj të marte do të luhet në orën 20:00 në ‘Varosi Stadion’, impiant me kapacitet 8 mijë vende.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article