Partizani luan aktin e dytë për Champions

1 year ago 28
Reklamë
18:19 18/07/2023

Ndaj Bate Borisov nuk priten ndryshime në formacion

Partizani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së kthimit me Bate Borisov, e vlefshme për turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Seanca shërbeu për të mbajtur skuadrën në ritmin e duhur fizik, dhe përgjithësisht nuki kishte ngarkesë pasi rruga e të kuqve deri në Mesogovesd të Hungarisë ishte e gjatë.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe pritet që futbollistët të këtë korrigjuar gabimet e ndeshjes së parë. Partizani shpreson shumë tek kualifikimi dhe do të përpiqet të bëjë lojë cinike duke gjetur avantazhin sa më shpejt e më pas për ta mbrojtur atë. Tekniku Zekiç do të aplikojë të njëjtin rreshtim si në sfidën e parë 4-3-3.

Në mbrojtje, para portierit Qirko do të jetë Hadroj, Sota, Sembene dhe Atanaskoski. Në mesfushë Murataj, Mehmeti dhe Rrapaj. Në sulm Da Siva dhe cara ndërsa disi më i avancuar do të jetë Mba. Në varësi të rezultatit mund të ketë minuta për Grezdën ose Kekon.

Ndeshja do të nisë në orën 20:00.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article