Partizani mundet 2-1 nga Roma

1 year ago 19
Reklamë
22:16 12/08/2023

Miqësorja e luksit u luajt në “Air Albania”

Partizani e humbi me rezultatin 2 – 1 miqësoren me Roma e zhvilluar të shtunën në Tiranë në një stadium të mbushur.

Një kthim për ekipin italian në fushën ku fituan trofeun e Conference League vitin e kaluar, ndërsa për Kampionin e Shqipërisë një mundësi për të matur forcat me një kundërshtar të një niveli të lartë. Roma u shfaq më kërkuese në pjesën e parë ku arriti të realizojë fillimisht me El Shaarawy në minutën e 12’ dhe me Belotti në të 26′.

Të dy trajnerët si Zekiç dhe Mourinho bënë ndryshime me kalimin e minutave. Partizani arriti të realizonte të vetmin gol në të 84′. Tedi Cara nuk gaboi nga pika e penalltisë. Partizani tani duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit me Valmeria në Conference League, ndërsa Roma për ndeshjen e parë në Serie A me Salernitana.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article