Partizani në ndërtim, “të kuqtë” përforcohen në mesfushë me Taipin

1 year ago 29
Reklamë
19:10 07/07/2023

Ndërsa vazhdojnë përgatitjet për takimin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve të 11 korrikut, testet miqësore nuk kanë lënë shije të mirë te Partizani.

Në sfidën e fundit kundër Ballkanit, ‘të kuqtë’ dështuan që të merrnin një rezultat pozitiv.  Humbja ndaj kampionëve të Kosovës, i’a ka qartësuar idetë trajnerit Zoran Zekiç për rregullimet që duhet të bëjë në ekip.

Kroati duhet që të punojë që të eliminojë gabimet dhe gafat e futbollistëve, që i ka evidentuar në sfidat e fundit miqësore.  Ditën e djeshme, klubi prezantoi blerjen më të fundit, Gjelbrim Taipin. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, firmosi një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë.

Pjesë e kryeqytetasve u bë edhe Pano Qirko. Partizani arriti marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24 vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Gjithahtu “të kuqtë” kanë afruar sulmuesin 28 vjeçar Eros Grezda, që ka firmsour një kontratë 1 vjeçare.

Më herët pjesë e kryeqytetasve u bënë edhe mesfushori Adnard Mehmeti që firmosi për 4 vite dhe sulmuesi Albers Keko. Me Partizanin rinovuan edhe mesfushorët Bruno Telushi dhe Arinaldo Rrapaj.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article