Partizani vazhdon përgatitjet

1 year ago 24
Reklamë
19:00 21/07/2023

Të kuqtë stërvitje intensive për sfidën në Ligën e Konferencës kundër Atletic D’Escaldes

Partizani vazhdon përgatitjet për sfidën e parë ndaj Atletik D’Eskaldes, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Trajneri Zoran Zekiç po punon me grupin për të përmirësuar gabimet e bëra në takimin kundër Bate Borisov, që i kushtoi kampionëve të Shqipërisë eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Tekniku kroat tha pas sfidës se skuadra gaboi në prapavijë, e po ashtu edhe në finalizimim, e kjo i kushtoi eliminimin. Me grupin sot është bashkuar edhe përforcimi më i ri, mbrojtësi kroat Mateo Kocijan.

Lojtari 28 vjeçar pas 2 sezoneve te Slaven Belupo ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me kampionët e Shqipërisë. Kroati 28 vjeçar i është bashkuar ekipit në stërvitje, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zekiç.

Tekniku shpreson që ditët në vazhdim do t’i shërbejnë lojtarit për t’u përshtatur me ekipin. Ndeshja parë Atletik D’Eskaldes – Partizani do të luhet në datë 25 korrik në Andorra.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article