Pas apelit të Veliajt, opozita çon numëruesit. Zhbllokohet numërimi i votave në Rrogozhinë pas 4 orësh

1 year ago 18
Reklamë

Pas thirrjes së Erion Veliajt drejtuar Foltores për të çuar numëruesit, ka nisur procesi i numërimit të votave në Rrogozhinë.

Prej 4 orësh, opozita vijonte të mbante të bllokuar numërimin e votave duke mos dërguar numëruesit e saj dhe mbajtur peng rezultatin.

Më herët Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj i bëri apel opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë.

Saliu dhe salinjtë lokale duhet të sillen si të rritur, e të përballen me verdiktin e popullit të cilin e ftuan gjithë ditën të shprehet kundër të majtës, kundër zhvillimit e kundër perëndimit! Shoku Sali – më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund! Sill numëruesit e vazhdo mbaj peng të tutë, por jo një qytet të tërë si një humbës idhnak toksik”, nënvizoi Veliaj.

Dhe pse drejtues politik i PS per qarkun Tirane, kam qendruar larg terrenit e qendrave te votimit sot ne Rrogozhine per te evituar cdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!

Por tani qe ka 4 ore qe kutite presin te numerohen, Saliu dhe salinjte lokale duhet te sillen si te…

— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 23, 2023

Top Channel

Read Entire Article