Është shtuar numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Superligën e Turqisë.
Ky numër tani ka shkuar mbi 20 në 13 klube elitare në Turqi.
Florent Shehu është futbollisti i radhës që ka zbarkuar në Turqi, duke nënshkruar për skuadrën turke Adana Demirspor.
Sulmuesi i talentuar është larguar nga Luzerni dhe karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi, ku bashkëlojtar do ta ketë reprezentuesin kosovar Arbër Zenelin.
🆕 Kulübümüz, Florent Shehu ile 3 yıllık sözleşme imzalamıştır. pic.twitter.com/ahG8QRBxzz
— Yukatel Adana Demirspor (@AdsKulubu) September 15, 2023
21 vjeçari karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Barcelonës, derisa ka luajtur në grupmoshat edhe te Valencia, Levante, Baseli e Lazio.
Ai së fundmi ishte pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran derisa karrierën do ta vazhdoj te Adana Demirspor në Turqi.
Shehu luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin turk. /Telegrafi/