Pas Kosovës, Lajçak viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

1 week ago 31
Reklamë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ditën e sotme ka vizituar Beogradin.

Lajçak është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi, i cili po zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në orën 10:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidencës serbe.

Lajçak dje ka njoftuar se pas vizitës në Prishtinë do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës  në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Për të njëjtin qëllim, javën e kaluar Lajçak vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

Gjatë adresimit për media në Prishtinë, pas takimit me Bislimin, Lajçak po ashtu tha se Serbia ka tërhequr letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, përmes së cilës kishte shprehur rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj./vizionplus.tv

Read Entire Article