Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha publikon fotografi krah reperit të njohur gjerman

8 months ago 10

Sara Hoxha, e njohur si influencere dhe partnerja e mëparshme e reperit Ledri Vula, ka zgjedhur të përqëndrohet tek vetja dhe të shijojë ditët e saj në pushim, në shoqërinë e vajzës së saj, PoemBlu, dhe mikes së ngushtë, këngëtares Dhurata Dora.

Dyshja e shoqeve, së bashku me të bijën e Sarës, kanë zgjedhur një destinacion jashtë shtetit për t’i kaluar këto momente relaksi.

Ato po shijojnë kohën e tyre në bregdet, ku kënaqësia e rërës së artë dhe detit kristal është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Përveç momenteve të qeta në plazh, Sara ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet duke festuar në një klub nate.

Interesant është fakti që në këtë imazh, ajo është e shoqëruar nga reperi gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, si dhe nga disa prej shoqeve të saj të ngushta.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Situata bën të lindë pyetja nëse Sara dhe Luciano ishin aty së bashku për të festuar, apo takimi i tyre ishte thjesht një rastësi në atmosferën e ngrohtë të natës.

Në këto kohë rrjetesh sociale dhe spekulimesh të vazhdueshme, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi ndarjen e Sarës nga Ledri.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi lajmet që qarkullojnë, duke lënë fansat dhe ndjekësit në pritje të një sqarimi të mundshëm. /Telegrafi/

Foto: Sara Hoxha/Instagram
Foto: Sara Hoxha/Instagram
Foto: Sara Hoxha/Instagram
Read Entire Article