Pas paralajmërimit të Ballës, nis aksioni i policisë për makinat që parkojnë gabim dhe bllokojnë trafikun

11 months ago 9
Reklamë

Në kryqëzime, në vende të ndaluara për qëndrim apo dhe në stacione urbanësh. Shoferë të papërgjegjshëm janë përballur me aksionin e policisë të nisur menjëherë pas paralajmërimit që ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një ditë më parë për bllokimin e rrugëve dhe trafikut nga automjete të parkuara gabim.

Siç shihet nga pamjet, këto mjete kanë parkuar gabimisht pavarësisht tabelave dhe sinjalistikës së qartë. Për këto raste Policia Rrugore ka vepruar menjëherë duke marrë masa për largimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi dje se “ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor”.

“Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaroi ministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article