Pas problemeve shëndetësore, Madonna: Është mrekulli që akoma jam gjallë

10 months ago 21

Madonna ka treguar se ishte ‘tërhequr zvarrë për në spital pasi humbi vetëdijen dhe ra në dyshemenë e banjës’.

Këngëtarja legjendare amerikane, 65 vjeçe, aktualisht është në mes të turneut të saj mbarëbotëror, i cili pritet të ketë 78 shfaqje, që do të përfundojë në prill 2024.

Një pjesë e turneut duhej të riplanifikohej pasi këngëtarja e “Like A Prayer” ishte dërguar me urgjencë në spital pas një infeksioni bakterial.

Foto: Kevin Mazur/WireImage

Duke folur drejtpërdrejt në skenë në Qendrën Barclays në Neë York të shtunën, Madonna tha se është një ‘mrekulli’ që ajo është ende gjallë.

Madonna u rikthye në skenë vetëm disa muaj pasi fillimisht u sëmur dhe fëmijët e saj thuhet se janë ende të kujdesshëm për shëndetin e saj.

Foto: Instagram

Një burim i tha UsWeekly muajin e kaluar: “Fëmijët e Madonnas nuk donin që ajo të vazhdonte me turneun kaq shpejt, por ata e dinë se muzika është pasioni i saj dhe se ajo ishte e vendosur të vazhdonte turneun”.

Duke folur për një audiencë në Belgjikë, ajo tha se i ishte dhënë një shans tjetër dhe falënderoi fëmijët dhe fansat për mbështetjen e tyre në javët e fundit. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Read Entire Article