Pas Shqipërisë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, takon sot presidenten Osmani

5 months ago 7
Reklamë

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson pas vizitës në Tiranë, sot ndodhet në Prishtinë, ku do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të presidencës në Kosovë, bëhet me dije se takimi mes ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani ka nisur në orën 10:00.

Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media. Ndërsa përsa i përket një takimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurti, nuk është i planifikuar.

Po kështu ndodhi edhe me ndihmësadministratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee e cila erdhi për vizitë në Kosovë në fillim të marsit. Ajo zgjodhi të takonte vetëm presidenten Osmani dhe më pa dolën në një konferencë për mediat, ku  McKee u shpreh se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

Top Channel

Read Entire Article