Pas vendimit të Apelit për Salianjin/ Bardhi: Shpallje lufte ndaj grupit parlamentar të PD, agresion ndaj opozitës

1 month ago 21

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se deputetët demokratë e dënojnë me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg, duke përdorur një trupë gjykuese të Apelit.

Bardhi tha se gjyqtarë në konflikt të hapur interesi, gjyqtarë që hyjnë në sallë për të marrë vendim, dhe pastaj thonë se ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafaj.

Ai e konsideroi vendimin si një agresion ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, apo ndaj çdo opozitari, që denoncon lidhjet e krimit të kësaj qeverie.

“Kjo është drejtësi e fabrikuar, ky është falsifikim. Ky është një vendim i paprecedentë nga Apeli, nuk ka asnjë rast në Shqipëri që për kallëzim të rremë të shkojë në burg.

U dënua me burg një deputet i opozitës, sot nuk shkon në burg Ervin Salianji, pasi ky vendim është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës.

Ky është një vendim kundër çdo qytetari që ka vendosur të jetojë në këtë vend, që denoncon lidhjet me trafikantët. Geron Xhafaj është trafikant i dënuar droge, këtë tha Ervin Salianji. E pse gënjeu Salianji? Geron Xhafa është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata italiane”, tha Bardhi.

Ai shtoi se me këtë vendim të Apelit është kaluar vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë e brishtë shqiptare me diktaturën që po tenton të vendosë Edi Rama.

“Një nga gjyqtarët që dha vendimin ka qenë përfaqësues politik i PS-së në KQZ.

Iliba Bezati karrierën e saj në Apel e ka falë Fatmir Xhafajt. Inspektorët e KLD kërkonin shkarkimin e Bezatit, ndërkohë që Fatmir Xhafaj kur ishte ministër i Drejtësisë, jo vetëm që nuk lejoi trajtimin e kërkesës së Inspektorëve, por e ka promovuar në Apel.

A mund të thotë sot 1 shqiptar, pse nuk bëhet një hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt.

Kodi mafioz që Edi Rama vendosi nëpërmjet vendimit të Apelit është një shpallje lufte me grupin parlamentar dhe opozitën”, tha Bardhi.
Ai u shpreh se do të ketë një mbledhje të Kryesisë së PD dhe më pas një mbledhje të Grupit Parlamentar për të vendosur se çfarë raporti do të ketë opozita dhe cili do të jetë reagimi i saj.

Avokati Redi Ramaj në rubrikën “Opinion” në Neës24

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article