Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, ja procedura që do të ndiqet për deputetin Salianji/ Detajet

1 month ago 27

Pritet që në orën 17:00, deputeti demokrat Ervin Salianji të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Gazetari i Neës24 Igli Çelmeta ka sqaruar procedurat që do të ndiqen pas vetëdorëzimit të deputetit Salianji në Policinë e Tiranës.

Çelmeta tha se pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, më pas njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila që përcakton IEVP-në ku Salianji do të vuajë dënimin.

Gazetari tha se pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të përcaktojë ditën e shtunë IEVP ku Salianji do të vuajnë dënimin e dhënë nga Apeli.

Sipas vendimit të Gjykatës, Salianji do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie në një burg të sigurisë së zakonshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article