Pastiço me Brokoli dhe Djathë Kaçkavall – Shije në Tryezën Tuaj

10 months ago 31

Makaronat janë gjithmonë një zgjidhje e shpejtë, dhe mënyrat e përgatitjes së tyre janë të pafundme.

Ato mund të përgatiten me salcë domatesh, të pjekura në furrë me mish apo në formën e pastiços. Sot AgroWeb.org ju sjell pikërisht një recetë të makaronave të përgatitura si pastiço.

Ndryshe nga receta klasike, pastiçoja me brokoli dhe djathë parmixhan është shumë e lehtë. Ndiqni hapat e përgatitjes dhe provojeni që sot për një drekë vërtet të shijshme.

Përbërësit

  • 225 gr kërcenj brokoli
  • 1 pako makarona spageti
  • 350 ml qumësht
  • 3 vezë të mëdha, të rrahura lehtë
  • 3 lç piper i zi
  • 2 lç kripë
  • 230 g djathë parmixhan

Përgatitja

Ngrohni fillimisht furrën në 425 gradë. Lyeni me gjalpë një tavë me diametër rreth 22cm dhe lëreni mënjanë.

Mbushi me ujë të kripur një tenxhere të madhe dhe lëreni të vlojë.

Shtoni në tenxhere kërcenjt e brokolit, të ruajtura nga nja gatim i mëparshëm dhe ziejini për 1 deri në 2 minuta, derisa të zbuten pak. Hiqnini nga uji dhe lërini mënjanë.

Tani vazhdoni me zierjen e makaronave. Kini kujdes të mos i zieni fort dhe pasi t’i kulloni lërini të ftohen pak.

Hiqni të gjithë lagështinë nga kërcenjt e brokolit dhe pritini në copa shumë të imëta.

Në një tas të madh, rrihni vezët dhe qumështin së bashku me kripën dhe piperin.

Shtoni aty makaronat dhe të gjithë përbërësit, por mos harroni të ruani pak djathit të grirë për hapin në vazhdim.

Hidheni përziejen në tavën që përgatitët në fillim dhe spërkatni djathin e mbetur sipër.

Piqeni tavën për 40 minuta deri në 5o minuta.

Nëse pjesa e sipërme e byrekut tuaj skuqet shumë shpejt përpara qendrës, mbulojeni me fletë alumini. /AgroWeb.org

Read Entire Article