“Patronazhistët e Rilindjes, në krye të detyrës”, koalicioni ‘BF’ nxjerr pamjet: Ja si shantazhohen votuesit në Kukës

1 year ago 20

Balkanweb app Get it on Google Play

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka denoncuar sot Partinë Socialiste në Kukës se ka lëshuar në terren patronazhistët e saj për të shantazhuar qytetarët, teksa sot votojnë për kryebashkiakun e ri.

Me video dhe foto, “BF” ka nxjerrë pamjet e personave që sipas tyre pyesin dhe mbajnë shënim të gjithë emrat e atyre që votojnë, ndërsa theksojnë se ata nuk janë të autorizuar që të qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Patronazhistët e Rilindjes sot janë në kye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendërat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje.”, thanë në një deklaratë për mediat, përfaqësues të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Ndërkohë, fotot e atyre që nga koalicioni akuzohen si patronazhistë janë bërë në kopshtin nr. 1 dhe në Shkollën ‘1 Qeshori’.

Kujtojmë se në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article