“Më të mirët 2023”, ishte një tjetër pikë diskutimi ku u ndalën të ftuarit në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus.
Sa i përket përzgjedhjes së trajnerit më të mirë të vitit, për ish-futbollistin Saimir Patushi pati një absurditet.
Sipas tij nuk është normale që një trajner që doli kampion me Partizanin mos jetë as në listën e më të mirëve.
“Nuk po them që ta kishte marrë ai çmimin si trajneri më i mirë, por të dalësh kampion me Partizanin dhe të mos jesh as në podium kjo është absurde”, tha Patushi.
/Vizionplus.tv/