“Pavard dhe Sommer donin me çdo kusht Interin” – Klinsmann lavdëron dyshen e Interit

11 months ago 22

Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Inter, Jurgen Klinsmann, ka folur së fundmi për dy afrimet që  Nerazzurri realizuan në verë nga Bayern Munich.

Në një prononcim për mediet italiane, Klinsmann theksoi se Pavard la një hapësirë bosh te bavarezët, ndërsa shtoi se si mbrojtësi ashtu edhe Sommer e donin me çdo kusht transferimin te Interi.

“Ata kanë një gjë të përbashkët, ata donin të shkonin te Inter me çdo kusht, pavarësisht se tashmë ishin në një klub të madh”.

“Kjo dëshirë është një vlerë e shtuar te ‘zikaltërit’. Pavard është i jashtëzakonshëm, ai la një hapësirë bosh te Bayern Munich”.

“Sommer, nga ana tjetër, është si një shkëmb”, deklaroi gjermani. /Telegrafi/

Read Entire Article