PD e Berishës mbledh Kuvendin më 2 Dhjetor: Votëbesohet kryetari

11 months ago 11
14:08 10/11/2023

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 2 Dhjetor ora 11:00  në Pallatin e Kongreseve. Vendimi është marrë, siç njofton PD pas konsultimeve me forumet.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve”, njoftoi PD.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit.

“Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, njoftoi PD./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article