PD kërkon qeveri teknike, Meta: Mbështes Berishën! Të organizohemi më fuqishëm për të imponuar objektivat tona

3 months ago 12

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur para gazetarëve mbi protestën e djeshme të mbajtur para Kryeministrisë.

Meta tha se pjesëmarrja në protestë ishte e jashtëzakonshme, edhe pse temperaturat ishin shumë të larta.

“Në protestë ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Berisha ka qenë një denoncues i jashtëzakonshëm në Kuvend i aferave, si dhe një mbrojtës i shtetit të Kosovës dhe kundër projektit anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur.
Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë tmerrësisht të nxehtë, ka të bëjë me faktin se 1 milion prej tyre janë përzënë në 11 vite të qeverisë së Ramës. Kjo është një qeveri me rekordet më kriminale”, tha Meta.

Ai foli edhe në lidhje me faktin që PD kërkon qeveri teknike. Meta u shpreh se mbështet kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, ndërsa shtoi se organizimi duhet të jetë edhe më i fortë në mënyrë që të imponohen objektivat e opozitës.

“I bindur që vendi ka nevojë për qeveri teknike, mbështet tërësisht objektivin e shpallur nga lideri i PD, jam i bindur që do të fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesoi kombëtar. Të organizohemi shumë herë më fuqishëm për të imponuar objektivat tona”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article