“PD nuk fal kurrë arrestimin e liderit të opozitës”, Luçiano Boçi: Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit

9 months ago 21

Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.

Ndërsa e konsideron si masë tipike për diktaturë, Boçi tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article