PD: Rama po betonizon Pogradecin

9 months ago 11
16:20 09/01/2024

Hapësirat publike po i jepen klientëve të qeverisë

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po u jep klientëve të saj vijën liqenore të Pogradecit.

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi në një deklaratë nga selia blu tha se Rama ka nisur betonizimin e Pogradecit duke i dhënë hapësira publike për kulla.

Rama, pasi lau duart me jugun, kreu punë atje. E ndau copa-copa, duke ia dhënë ‘investitorëve strategjikë’, familjarëve të qeveritareve, klientëve të tij, tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit. duke transferuar pasuritë publike në duart e investitorëve. Rama e ka parë betonizimin si një model ekonomik suksesi, duke e shtrirë tani këtë betonizim në të gjithë Shqipërinë.”

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article