PD, tjetër padi në Kushtetuese për Portin e Durrësit

8 months ago 10
15:42 13/02/2024

Bylykbashi: Kallëzim në SPAK edhe për Kryeministrin Rama

Pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese i bëri padisë për Portin e Durrësit, të bërë nga 37 deputetë të Partisë Demokratike në Nëntor të vitit 2022, një tjetër kërkesë është gati për t’u depozituar pranë togave të zeza të kësaj gjykate.

Gjatë një konference për shtyp, nënkryetari i demokratëve, Oerd Bylykbashi paralajmëroi gjithashtu edhe një kallëzim në SPAK ndaj Kryeministrit Rama.

“PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve të opozitës për ta sfiduar sërish këtë çështje për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë dhe kallëzim në SPAK për këtë aferë, ku personat përgjegjës duke filluar nga Rama, duhet të mbajnë përgjegjësi.”

Për demokratët, marrëveshja për ndërtimin e Portit të Jahteve në Durrës, e nënshkruar në 11 Gusht në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Muhammed Alabbar është një ndër aferat më të mëdha korruptive të qeverisë.

E teksa opozita e akuzon kreun e qeverisë se vetëm toka publike e portit do të kushtojë 3 miliardë Euro dhe ndërtimi i tij, rreth 4 miliardë Euro, qeveria thotë se investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliardë Dollarë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article