PDIU-ja bashkon votat me PS-në për marrëveshjen për emigrantët

7 months ago 8
10:29 22/02/2024

Marrëveshja me Italianë për emigrantët u miratua me 77 vota pro këtë të enjte.

“Projektligj për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për formcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit. Ky akt kërkon shumicë absolute votash. Votimi është i hapur, hapet votimi. 77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Por duket se numri më i lartë i votave se përbërja në grupin parlamentar të PS-së, ka shkaktuar habinë e Gazment Bardhit që ka kërkuar të dijë kush ka votuar për këtë ligj. Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu përgjigj se kanë votuar edhe 3 deputetë të PDIU-së.

“Janë edhe 3 zotërinjtë e PDIU-së atje në fund. Ja ktheje kokën dhe mund t’i shikosh”, tha Nikolla.

Ndërkohë opozita ka vijuar me protestën e saj duke vendosur zhurmues në Kuvend dhe duke bllokuar foltoren. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article