“Pengesa më e madhe, racizmi”, Ram Hadroj rrëfen sfidat e arsimit dhe jetën akademike jashtë vendit: Në Shqipëri u përballa me…

9 months ago 33

Akademiku shqiptar Rom Hadroj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për sfidat e tij në arsim dhe jetën akademike në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Ai u shpreh se sfida më e madhe që është përballur ka qenë racizmi për ngjyrën e lëkurës, prejardhjes, ndërsa shtoi se është hasur me këtë që prej ditës së parë së klasës së parë, ku mësuesja e ka ulur në bankë të fundit.

Po ashtu ai rrëfeu rikthimin në Shqipëria, ku tha se pengesa më e madhe ka qenë punësimi, ku tregoi dhe raste kur i ehet mbyllur dera për shkak të prejardhjes.

“Sfida më e madhe e jetës sime është racizmi, në bazë të paraqitjes, ngjyrës së lëkurës. Kur të shohin një person me ngjyrë në një institucion, ata nuk e dinë se si kam shkruar. Sfidat e mia të mëdha ka qenë kur kam mbledhur mbeturina të riciklueshme për të blerë libra. Që prej ditës së parë së klasës së parë mua më kanë vendosur në bankë të fundit. Tani që jam rritur e kuptoj se ka qenë pjesë e diskriminimit dhe racizmit. Ajo çka kam mësuar deri më tani, është sa më i dobët të jesh aq më shumë forcë të duhet për të përballuar jetën.

Kriza e identitetit tim ka qenë përshtatja. Unë kuptova se nuk jam bazuar ngjyrës së lëkurës, por aftësisë. Kur kam jetuar në londër kam bërë çdo punë, përves se ato në ‘shtëpitë e barit’. Për mua puna ka qenë nder dhe vazhdon të jetë.

Racizmi nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Kur u ktheva në Shqipëri sfida më e madhe ishte punësimi. Ka pasur raste kur më është përplasur dera e më kanë thënë ‘unë s’marr në punë…’, se s’dua të përdor fjalë të tjera.”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article