“Pensionet, asistencat, bonusi i bebes…” Rama: 33% e buxhetit të 2024 shkon për kujdesin social

11 months ago 9
17:20 03/11/2023

Në takimin e sotëm me socialistët në Fier, kryeministri i vendit Edi Rama u ndal dhe te shpërndarja nëpër sektorë e buxhetit të vitit 2024. Ai u shpreh se 33% e buxhetit do shkojë për kujdesin social.


400 mln Euro janë vënë në dis 250 mln euro për pensionet, shikojeni tani se çfarë impakti kanë tek ata që janë në punë dhe tek ata që janë në pension. Numri i individëve përfitues është shumë herë më i madh, ama kjo është arka. Buxheti ynë prej 7 miliardësh që është më shumë se dyfishi i buxhetit që kemi pasur kur kemi marrë detyrën, 1/3 e ka për mbrojtje sociale, në këtë 33% është dhe ndihma ekonomike, asistencat sociale, janë ish të përndjekurit, ish-pronarët dhe bonusi i bebes. Këtë shtrirje të mbështetjes dhe kujdesit social ky vend se ka pasur asnjëherë më parë, kjo është e vërteta. Pastaj ato diskutimet jeni të majtë ose të djathtë, janë muhabete.

Po ashtu sipas kreut të qeverisë, për herë të parë Shqipëria i jep 2% të buxhetit ushtrisë. Rama theksoi se do bëhet një rishikim për të zbutur nivelin e taksës mbi pagën.

“Mos harrojmë që jemi vend i NATO-s, kemi detyrime. Për herë të parë ka 2% të buxhetit për ushtrinë, është kriteri që përmbush detyrimin ndaj NATO-s. Ka vende shumë më të forta sesa ne që mbase tani do jenë te 2%. Natyrisht ky është proporcion, por Shqipëria e ka plotësuar detyrimin. Asnjë taksë nuk do të rritet, asnjë! Jemi i vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me 0 taksë dhe 0 TVSH, se ka asnjëri. Dhe ndërkohë, jemi duke diskutuar dhe mbase do e arrijmë që edhe nivelin e taksës mbi pagën, të bëjmë një rishikim që nga rritja e pagave në nivelin e lartë, dhe kam parasysh që deri dje kishim 1 milionëshin. Sot nuk është 1 milionëshi, edhe aty do mundohemi të bëjmë një zbutje në mënyrë që të mbetet më shumë për familjet.“/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article