Pep Guardiola godet Rodrin pasi ylli spanjoll kapi për fyti kundërshtarin

11 months ago 16
Reklamë

Manchester City ka marrë fitoren e gjashtë në po aq ndeshje këtë edicion në Ligën Premier.

Citizens kanë mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Nottingham Forestin, por pjesa e dytë për ta ka qenë me shumë vuajtje.

Mesfushori spanjoll Rodri u ndëshkua me karton të kuq direkt pasi kishte kapur për fyti kundërshtarin Gibbs-White.

Pep Guardiola ka thënë se Rodri duhet t’i kontrollojë emocionet e tij, edhe pse e ka pranuar se mesfushori ka kërkuar falje për gjestin e bërë.

“Rodri kërkoi falje. Tha “më fal”. Ai dhe gjithë të tjerët duhet t’i kontrollojnë emocionet e tyre. Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të marrë një të kuq”.

“Unë nuk luaj, lojtarët në fushë duhet të kontrollojnë emocionet e tyre”, u shpreh Pep Guardiola.

“Mund të gënjesh një person, por jo pothuajse 60,000 njerëz, është e pamundur. Ata shohin që ne bëjmë gjithçka për të mbrojtur një rezultat nga vështirësitë që patëm në pjesën e dytë”.

“Spektatorët janë të përfshirë në këtë dhe për këtë ata mund të japin më shumë energji kur jemi të lodhur”, deklaroi Pep Guardiola. /Telegrafi/

Read Entire Article