Pep kërkon kujdes ndaj Chelsea

7 months ago 34
Reklamë
23:00 16/02/2024

Manchester City pret blutë e Londrës, me teknikun që vlerëson ish-in Cole Palmer

Manchester City do të jetë pa Jack Grealish në sfidën në shtëpi kundër Chelsea në Premier League, ndërsa si objektiv kanë që të shkojnë në 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.

Por në infermeri kanë qenë edhe Mateo Kovacic, Sergio Gomez dhe Josko Gvardiol, ndërsa Bernanrdo Silva është në dyshim. Në “Etihad” rikthehet Cole Palmer i rritur në akademinë e Sitit, por i transferuar te blutë e Londrës në verë.

Trajneri Pep Guardiola nuk i kurseu vlerësimet për 21-vjeçarin, që ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asiste në këtë vit futbollistik.

“Jam i lumtur për ato që ka arritur! Kur luan rregullisht, këtë performancë ka! Shifrat tregojnë se është një futbollist i jashtëzakonshëm! Me Çelsin na pret një sfidë e vështirë! Ata janë të fortë në të gjitha repartet ndërsa kanë bërë parqitje mjaft të mira në sfidat e fundit.”

Për teknikun e bluve Mauricio Poçetino, sfida e së shtunës është mjaft e vështirë.

“Nuk do ta kemi të lehtë, pasi do të luajmë ndaj një prej ekipeve më të mira që ka bërë historinë në Angli. Ne jemi një ekip që ka ulje-ngritje dhe ende duhet të gjejmë pjekurinë dhe qëndrueshmërinë tonë.”

Chelsea gjendet në vend të 10 me 34 pikë në renditje, 18 më pak sesa Siti në vend të dytë, 2 larg Liverpulit kryesues të Premier Liges.

Cityzens që synojnë titullin e 4 radhazi këtë sezon, kanë një ndeshje më pak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article