“Për 10 kg kokainë nuk lëvizim”, shënjestra e atentatit në Durrës “kapoja” i një grupi kokaine nga Holanda në Itali

10 months ago 37

Xhevdet Plaku nga Romanati i Durrësit, i cili kohë më parë ka qenë shënjestër e një atentati të dështuar, rezulton të jetë arrestuar nga policia italiane në vitin 2018. Në atë kohë, Policia italiane zbuloi përgjimet e kartelit shqiptar të drogës në Itali, që e importonin nga Belgjika dhe Holanda. Mediat italiane bëjnë me dije se kapoja i grupit është shqiptari 37-vjeçar Xhevdet Plaku, koka e madhe e trafikut.

Sipas policisë ai përdorte 25 identitete te ndryshme për të mos u kapur nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në baze të cilësisë dhe kishin edhe emërtimet sipas markave te botes se luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

“Nuk është Hermes, por është e mirë”, është vetëm një nga përgjigjet mes trafikanteve që çuan ne zbulimin e grupit. Operacioni u finalizua me 56 të arrestuar, duke goditur tre banda por që kishin lidhje mes tyre.

Në 153 faqet e urdhër-arresteve dokumentohen bisedat që vërtetojnë fuqinë kriminale të grupit, të tilla si një porosi te kapur që në mars 2016: “Për më pak se 10 kg kokainë nuk lëvizim” – thotë një nga kokat e organizatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article