Për herë të parë në pesë vite/ Asnjë kalim me gomone në Britani gjatë Krishtlindjeve

10 months ago 22

Nuk ka pasur asnjë kalim të jashtëligjshëm me varkë apo me gomone në kanalin e La Manshit këtë Krishtlindje, për herë të parë që nga nisja e tyre pesë vite  më parë.

Asnjë kalim ilegal nuk ndodhi në prag të Krishtlindjes apo ditën e Krishtlindjes këtë vit, sipas Zyrës së Brendshme.

Për 10 ditë rresht nuk ka pasur asnjë mbërritje të jashtëligjshme të regjistruar, ndërsa sipas Sky Neës, mund të kenë ndikuar kushtet e këqija të motit.

Në fillim të këtij viti, kryeministri Rishi Sunak vendosi çështjen e rritjes së kalimeve me varka të vogla në krye të listës së detyrave të tij, duke u zotuar të miratojë një ligj të ri për të ndaluar çdo emigrant që mbërrin në Britani të Madhe.

Udhëtimi i fundit, më 16 dhjetor, u pa vetëm një varkë me 55 persona që bëri udhëtimin për në Britani nga Franca.

Vitin e kaluar, 90 udhëtime u regjistruan në ditën e Krishtlindjes, me asnjë në prag të Krishtlindjeve apo ditën tjetër.

Ndërsa në vitin 2021, kishte 67 më 25 dhjetor, por asnjë më 24 ose 26 dhjetor.

Si në vitin 2020 ashtu edhe në vitin 2019 nuk pati asnjë në prag të Krishtlindjeve ose në ditën e Krishtlindjeve, por kishte kalime në ditën tjetër, me shtatë dhe 49 mbërritje respektivisht.

Në vitin 2018, nuk pati asnjë mbërritje në prag të Krishtlindjeve, 45 në ditën e Krishtlindjeve dhe tre në ditën tjetër.

Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë të vitit të kaluar.

Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 personash mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437.

Javën e kaluar, Rishi Sunak tha se nuk kishte një “datë të caktuar” për përmbushjen e premtimit të tij për të “ndaluar anijet” kur përballej me pyetje nga deputetët.

Top Channel

Read Entire Article