“Për jetë a vdekje kundër narko-shtetit”, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë kundër sektit të Rilindjes

3 months ago 13

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, me anë të një statusi në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme në orën 20:00.

Blushi thekson se shqiptarët do të bëhen bashkë kundër sektit të Rilindjes.

“TË GJITHË BASHKË NË BETEJË PËR JETË A VDEKJE KUNDËR NARKOSHTETIT!🇦🇱

🇦🇱 TË GJITHË BASHKË NESËR, NË 11 KORRIK, NË PROTESTË, ORA 20:00! 🇦🇱

Për të shkulur nga themelet dhe përmbysur këtë regjim kriminal që ka përmbysur Kushtetutën dhe ligjet, që ka shkatërruar kontrollin dhe balancat e pushteteve, ka asgjësuar transparencën e llogaridhënien, ka kapur “Drejtësinë e Re” duke përdorur SPAK-un si vrasës me pagesë të pluralizmit politik, që shkel dhe dhunon mizorisht çdo ditë të drejtat, liritë dhe dinjitetin njerëzor dhe që me korrupsionin e vet skizofrenik nuk kursen as shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Ky Sekt mafioz dhe pervers, vasal i tredhur i “Ballkanit të Hapur”, që synon të shpërbëjë kombin tonë pasi ka përzënë në 11 vite mbi 1 milion shqiptarë, ka shkatërruar ekonomitë familjare, ka varfëruar në mizerabilitet shqiptarët dhe po falimenton Shqipërinë meriton të marrë nesër një përgjigje shembullore patriotike popullore.

Përballje dhe vetëm përballje me Narkoshtetin dhe Ramaformën!

Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët!

Nesër, në 11 korrik, ora 20:00, të gjithë në shesh!”, shkruan Tedi Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article