Përballja me Bate Borisov, Zekiç “zgjedh” lojtarët më në formë

1 year ago 30
Reklamë
14:54 10/07/2023

Himni i Champions League do të rikthehet të luhet sërish në “Air Albania”. Këtë herë do të jetë Partizani që do të përjetojë emocione të tilla, me kampionët në fuqi të Shqipërisë që presin kampionët e Bjellorusisë, Bate Borisov. Një kundërshtar i fortë për të kuqtë, që gjithsesi me Zoran Zekiç në pankinë duan të bëjnë paraqitje sa më pozitive. Kroati do të debutojë në stolin e Partizanit, teksa pritet që të hedhë në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion. Me një skemë 4-2-3-1, e preferuar nga ana e 49-vjeçarit dhe e provuar shpesh në përgatitjet e sfidës, Zekiç pritet t’i besojë atyreve që kanë treguar formë të mirë fizike.

Porta pritet t’i besohet Alban Hoxhës, kjo falë edhe eksperiencës që ka në arenën Europiane. Para tij besohet se do rreshtohen, Preka-Buxhelaj-Sota dhe Hadroj. Mesi i fushës do formohet nga Telushi dhe njëri mes Rrapaj e Murataj, ndërsa para tyre, Cara-Da Silva dhe Grezda, që do të mbështesin sulmuesin e vetëm. Bate Borisov është një skuadër me tepër cilësi dhe që vjen pas 11 javësh kampionat. Bjellorusët nuk janë një rival i panjohur për ekipet shqiptare, pasi më parë ka sfiduar Skënderbeun. Ndaj korçarëve ata barazuan në dy sfida, por kaluan më tej pas golit në fushën kundërshtare. Histori që tani nuk vlen aspak, pasi tashmë UEFA nuk i jep rëndësi të veçantë golit në transfertë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article