Përballje të forta në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

7 months ago 27
Reklamë
12:56 31/01/2024

Egnatia “peshkon” Laçin, takimet luhen në “syrin” e VAR

Kampionët e Kupës së Shqipërisë, Egnatia do të masë forcat me Laçin në raundin çerekfinal të kompeticionit. Shorti i hedhur në ambientet e “Shtëpisë së futbollit” nuk ishte aspak i favorshëm për skuadrat pretendente, kjo ndikuar edhe nga fakti që në këtë raund bëjnë pjesë skuadra të Superligës shqiptare. Rrogozhinasit kryesues të kampionatit gjejnë përballë kurbinasit, me këto të fundit që shikojnë Kupën si rrugën më të shkurtër drejt kompeticioneve të UEFA-s.  

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe tre çiftet e tjera çerekfinaliste, konkretisht Partizani-Kukësi, Vllaznia-Erzeni dhe Tirana-Teuta. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20-21 shkurt dhe ato të kthimit më 5-6 mars. Ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article