Përdori mbrojtëse të “Adidas”, Ronaldo rrezikon prishjen e kontratës me Nike

1 year ago 25
Reklamë
19:25 20/07/2023

Skandal i ri ka përfshirë Cristiano Ronaldon. Portugezi rrezikon të prishë marrëveshjen prej 147 milionë eurosh me markën e njohur të veshjeve sportive, “Nike”. 38-vjeçari përdori mbrojtëset e prodhura nga kompania “Adidas” në miqësoren që Al Nassr humbi ndaj Celta Vigos.

Për 45 minuta, Ronaldo luajti me këto mbrojtëse, duke kryer kështu një gabim që mund ta detyrojë “Nike” për të ndërprerë kontratën e sponsorizimit me portugezin për shkak të shkeljes së marrëveshjes.

Mediat botërore raportojnë se tashmë marrëveshja është vënë në pikëpyetje dhe Ronaldo rrezikon të humbasë shifrën e 147 milionë eurove. “Nike” dhe Ronaldo janë partnerë prej 20 vitesh, teksa futbollisti mbetet një nga sportistët më të mëdhenj që sponsorizohet prej tyre. Portugezi ka një marrëveshje të përjetshme me kompaninë e veshjeve sportive amerikane, nga ku përfituar më shumë se 3 miliardë euro deri më tani.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article