Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

3 months ago 15
Reklamë

E ardhmja e Luka Modric ishte e paqartë pasi mesfushori veteran ende nuk e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.

Duke folur pas fitores së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit , Florentino Perez ka insistuar se kroati do të qëndrojë në Bernabeu.

I pari i Los Blancos ka thënë se askush nuk dyshon në rinovimin e Modric dhe kroati do ta vazhdoj karrierën në Santiago Bernabeu.

“Me siguri se Luka Modric do të vazhdojë për një sezon tjetër, askush nuk e dyshon këtë”.

“Ne jemi shumë të lumtur që mund të vazhdojmë me të edhe për një sezon tjetër, sepse ai është një nga legjendat e mëdha që ka ky klub, i cili ka shumë. Për shembull Zidane, të cilin e pamë sot me trofeun e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Perez.

Kroati ka pasur oferta të shumta nga Superliga e Arabisë, por edhe ish-klubi i tij Dinamo Zagreb ka tentuar rikthimin në kryeqytetin kroat.

Megjithatë Modric pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës edhe për një vit me Los Blancos. /Telegrafi/

Read Entire Article