Një apartament në katin e 5 të një pallati në Ersekës është përfshirë nga flakët. Nndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e shuarjen e zjarrit pa u përhapur me tej.
Etemije Saliu, një e moshuar banore e qytetit të Ersekës ka qenë duke gatuar në një bombël gazi kur papritur kjo e fundit ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar edhe jetën e të moshuarës, e cila për fatin e mirë ka dalë jashtë në kohën e duhur.
Kanë qënë fqinjët ata që kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës që ka ardhur në kohën e duhur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve që janë përhapur me shpejtësi në dhomën ku ndodhej bombola e gazit. /vizionplus.tv