Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshimet e policisë

9 months ago 8

Një mjet është përfshirë nga flakët ne aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të zonës së quajtur Gurit i Kuq.

Sipas policisë mjeti ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë ndërkohë që sipas policisë do të kryhen të gjitha procedurat e mëtejshme.

Në zonë ndodhet edhe një mjet zjarrfikës që po bën të mundur shuarjen e flakëve në mjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article