Përfshihet nga flakët një apartament në Fier, i moshuari shpëtohet nga fqinjët. Detaje

9 months ago 14

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-të të një pallati shumëkatesh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Zjarri ka rënë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndije elektrike ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit pas shpërndarjes së tymit.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article