Përfundimi i aksit Thumanë-Kashar, Berisha: Taksa për ardhjen në Tiranë, diskriminim dhe ndëshkim për banorët e veriut

4 months ago 13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale në lidhje me inaugurimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Berisha u shpreh se Rama ka diskriminuar dhe ndëshkuar banorët e veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë.

Ai u bëri thirrje këtyre të fundit që të ngrihen ndaj këtij diskriminimi dhe të mos e pranojnë atë kurrsesi.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot Rilindja e Edi Ramës inaguron pas 11 vitesh në pushtet, 27 kilometrat e para autostradë të nisura dhe përfunduara prej saj. Por une duke shprehur vlerësimin tim për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë.

Theksoj këtu se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali I Zi, Muriqani dhe Hani I Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Për vizitorët nga Kosova kjo taksë e rrit në 17 Euro shtësë vizitën apo udhëtimin e tyre turistik në Shqipëri. Shumë kjo që nuk ekziston në asnjë vend tjetëe sado të madh të kontinentit Europian.

Ndaj dhe une ju bëj thirrje banorëve të qarqeve të veriut të ngrihen kundër këtij diskriminimi anti-shqipëtar, anti-kushtetues të Edi Ramës me taksën që ka vendosur ndaj tyre. Kjo sepse sot aktualisht në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë nga Tirana në Leskovik, në Qafë Botë, në Kakavijë lëvizet në autostrada dhe superstrada pa asnjë taksë. Pra është një diskriminim që ju të dashur banorë të zonave të veriut nuk duhet ta pranoni kurrsesi.
Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article