Përfundon gjyqi, flet e motra e Egli Progës: Drejtësia po e rivret, bandat kriminale janë bërë bashkë

1 month ago 4
Reklamë

E motra e Egli Progës është prononcuar pas gjyqit ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së të vëllait. Ajo theksoi se drejtësia e ka rivrarë vëllain e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale.

“Po flisnim për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, padrejtësia që kanë bërë ata në çdo regjistrim, akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku në bashkëpunim, banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është vrasje, po flasim për vrasje, çfarë janë këta që lihen me detyrim paraqitje, që është duke u vrarë Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim”, tha ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata e Korçës lanë burg Denis Meçe si i dyshuar për vrasjen e Egli Progës ndërsa për 3 të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guce ka vendosur detyrim paraqitje

Ka qenë prokurore Vasjana Postol e cila pasi ka sqaruar gjithë dinamikën e ngjarjes me pasojë vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, i ka kërkuar gjykatës lënien në burg të autorit Denis Mece si dhe tre personave të tjerë të arrestuar./vizionplus.tv

Read Entire Article