Përgatitjet e Partizanit

1 year ago 20
Reklamë
19:40 31/07/2023

Të kuqtë do të ndeshen kundër Atletic d’Escaldes në sfidën e kthimit në Ligën e Konferencës

Partizani ka kryer përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Club d’Escaldes, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në drejtimin e trajnerit Zoran Zekiç dhe stafit, grupi i lojtarëve ka punuar në “Arenën e Demave”.

Kroati është përqendruar në anën taktike me ekipin në seancën e së dielës, ndërkohë që “të kuqtë” e fituan përballjen e parë në Andorra me rezultatin 1-0.

Mungesa e vetme në këtë takim do të jetë Alfred Mensah, i cili iu nënshtrua të dielën një ndërhyrjeje kirurgjikale teksa u operua nga apendiciti akut. Pjesa tjetër e grupit ka punuar normalisht.

Ndëkrohë që klubi kryeqyetas ka nxjerrë në shitje biletat për përballjen që do të luhet në orën 20:45 të së martës në stadiumin “Air Albania”.

Më e lira kushton 400 Lekë, ndërsa ajo në tribunën VIP shkon deri në 4000.

Ndërkohë Partizani vazhdon ndërhyrhjet në merkato. Kampionët e Shqipërisë afruan në ekipin e parë mesfushorët Gjergji Kote dhe Tedi Malaj. Gjithashtu klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me me sulmuesin Remzi-faik Selmani.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article