Përgatitjet e Tiranës, bardheblutë stërvitje intensive për sfidën e kthimit kundër Beshiktashit

1 year ago 30
Reklamë
18:05 02/08/2023

Bardheblutë vazhdojnë me stërvitjen intensive për takimin e kthimit në kryeqytet ndaj Beshiktashit

Tirana vazhdon përgatitjet për sfidën e kthimit kundër Beshiktashit, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Bardheblutë janë stërvitur nën drejtimin e Orges Shehit në kompleksin “Skënder Halili”, ku përveç ushtrimeve fizike, tekniku i kushtoi vëmendje edhe anës taktike. Bashkë me grupin u analizuan edhe video të kundërshtarëve.

Për sfidën ndaj skuadrës turke do të mungojë Albi Doka për shkak të një tërheqjeje, ndërsa vendin e tij do ta zërë Rimal Haxhiu.

Bardheblutë pritet që të rreshtohen me modulin 4-3-3.

Ndërkohë që në mëdyshje për sfidën janë Dijar Nikqi, i cili ka marrë një goditje në këmbë, si edhe Liridon Latifi.

Përballja e parë në Stamboll përfundoi me rezultatin 3-1. Bardheblutë do të duhet që të bëjnë një ndeshje perfekte në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për në turin pasardhës ndaj një skuadre me eksperiencë dhe mjaft kompetitive si Beshiktashi.

Por kryeqytetasit besojnë, ndërkohë që edhe nga tifozët interesimi për këtë përballje në “Air Albania” është i madh.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article