Përgjimet e “SKY”, GJKKO vendos arrest me burg për oficeren Jonida Babameto

10 months ago 34

Balkanweb app Get it on Google Play

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 24.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim J.B. të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238, 248, 379 dhe 384 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 24.11.2023, ndër të tjera vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i K.Pr.Penale të dhënë ndaj personit nën hetim J.B. me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të këtyre masave.
Urdhërohet personi nën hetim J.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit për personi nën hetim J. B.
Urdhërohet personi nën hetim J.B. të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 13.00.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 24.11.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article