Përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi. “Ndëshkohen” edhe Noka, Dogjani e Nallbati

8 months ago 20
15:47 07/02/2024

Është pranuar nga Komisioni i Etikës kërkesa e PS për përjashtimin nga Kuvendi të 4 deputetëve demokratë. Bazuar në njoftimin zyrtar, me 10 ditë është përjashtuar kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ndërsa me 20 ditë deputetët  Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.

“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024. Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024”, thotë Komisioni i Etikës.

Në argumentet e tyre socialistët firmëtarë thanë se këta deputetë krijuan kaos në seancën plenare të së hënës, si dhe bllokuan një ditë më pas edhe punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ky vendim vjen një ditë para seancës plenare, e cila do të ketë mungesë të theksuar nga pala opozitare. Më herët socialistët përjashtuan 19 deputetë demokratë, me të njëjtin argument, atë të bllokimit të punimeve të Kuvendit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article