Përkeqësohet situata në Gaza; qindra viktima në kampin e refugjatëve

10 months ago 23
Reklamë

Orët kalojnë dhe bombardimet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës nuk ndalen. Qytetarët vijojnë të dynden në pikën kufitare të Rafah me shpresën se do vijë momenti që të shpëtojnë nga luftimet e përgjakshme.

Ashtu si një ditë më parë një listë e personave me dy shtetësi po kalojnë nga kjo pikë kufitare. Zyrtarët egjiptianë bëjnë me dije se 335 të huaj ose shtetas me 2 kombësi si dhe 76 të plagosur rëndë kanë dalë për të marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu autoritet në Gaza kanë deklaruar se 195 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 120 të tjerë janë zhdukur nga bombardimet në kampin e refugjatëve Xhabalia, sulme këto që sipas OKB-së mund të përbejnë krime lufte.

Mungesa e ushqimit, karburantit dhe ujit të pijshëm përkeqësojnë çdo ditë e më shumë situatën. I vetmi spital që u shërben pacientëve me kancer është mbyllur për shkak se nuk ka mundësi që të furnizojë gjeneratorët me naftë.

Ndërkohë avionët luftarakë izraelitë kanë nisur një seri sulmesh në spitalin “Al Quds”, në të cilin po kërkojnë strehim rreth 14000 civilë të tjerë, përveç qindra të sëmurëve dhe të plagosurve.

Të paktën 60 palestinezë janë arrestuar gjatë natës në Bregun Perëndimor, duke e çuar numrin e të burgosurve në këtë zonë 1800 që nga fillimi i luftës.

Read Entire Article