​Përleshja në Kuvendin e Kosovës: Gashi propozon që seanca të shtyhet për një ditë tjetër

1 year ago 25

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka propozuar që të ndërpritet seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës pas përleshjeve të fundit.

Deputeti Gashi tha se nuk ka kushte për seancë normale, dhe ka kërkuar që të shtyhet për një ditë tjetër.

Deputeti nga LDK, Gashi tha se situata e sotme ka degraduar kur ministrat e sulmuan deputetin, duke shtuar se kjo është e papranueshme. Sipas tij, ministrat nuk e kanë vendin në seancë.

“Fatkeqësisht situata e zhvilluar paradite është një situatë shumë e rëndë, por realisht ne këto situata i kemi parë më herët jo në atë shkallë. Degradoi situata kur ministrat e sulmuan deputetin, se aktet e performancës me ujë e kemi parë kryeministrin aktual duke i gjuajtur të gjithë deputetët këtu që janë me ujë e gazë, me sprej kryeministrin në fytyrë, e askush nuk e ka sulmuar me shishe fytyrës kurrë. Pra, ministrat në vazhdimësi janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve, i kanë ofenduar prej vendit. Kam kërkuar disa herë me marr ndaj ministrave masa, t’i përjashtojnë prej seancave, sepse këtu është vendi i deputeteve, kjo nuk ka ndodhë. Fatkeqësisht sot e kemi pa këtë situatë, nuk është mirë të përsëritet kjo. Është mirë t’i japim kohë kësaj pune, të shikojmë situatën, me thirr seancën nesër ose pasnesër dhe vet koha i ulë gjakrat dhe më pas shkojmë me seancë më normale. Për momentin nuk po duket që ka me pas kushte për seance normale, prandaj mos të vazhdojmë me tensionim pa nevojë, sepse nuk ka diçka që duhet të trajtohet me kaq urgjencë”, tha Gashi.

Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

Top Channel

Read Entire Article