Aeroporti në qytetin Cairns është zhytur në ujë, priten dëme të mëdha materiale
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në veri të shtetit Queensland në Australi.
Si pasojë, mijëra persona janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar.
Avionët në aeroportin e qytetit Cairns janë në pushtetin e ujit dhe për këtë arsye është ndalur çdo funksion i tij. Përmbytjet kanë sjellë edhe krokodilë të shumtë si ky që shihet i cili është kapur nga një banor në mes të qytetit.
Për shkak të motit të keq operacioni i evakuimit të 300 banorëve të fshatit Wujal Wujal është ndërprerë. Deri më tani nuk viktima apo të zhdukur, por autoritetet presin që përmbytjet të jenë më të rëndat në shumë vite pasi reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera.
Moti i keq pritet t’i kushtojë rëndë ekonomisë pasi dëmet materiale vlerësohet se do të arrijnë deri në 1 miliardë dollarë.
Klan News
Të ngjashme